E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Kronikë

Atentat me armë, shpëtojnë fatmirësisht dy shqiptarët  

Dy shtetas shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

 

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Athinë.

 

Reklamë

Sipas mediave greke dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë kur janë sulmuar nga një motor me dy persona.

 

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar, pasi fatmirësisht plumbat nuk  kanë kapur dy shtetasit shqiptarët.

 

Mësohet se njëri nga dy shqiptarët e sulmuar me armë ishte pronari i një lokali në Liosia.

 

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë