E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat biznesmenit në Lezhë/ Plagoset Aleksandër Deda, autorët djegin makinën   

Një biznesmen u bë sot shenjestra e një atentati me armë në aksin rrugor Lezhë–Milot. Rreth orës 17.00, persona të panjohur qëlluan ndaj Aleksandër Dedës, duke e plagosur rëndë atë.

 

Menjëherë Deda u dërgua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Reklamë

Ndërkohë, rreth 5 km larg vendngjarjes, policia ka gjetur një autormjet tip “Audi” të djegur dhe brenda tij edhe një armë zjarri.

 

Hetuesit dyshojnë se atentati lidhet me veprimtarinë e biznesmenit, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve të zonës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë