Subscribe

Një tjetër atentat mafioz ka tronditur Tiranën mbrëmjen e së premtes. Shënjestra ishte Zamir Kalemi, vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë greke.

Zamir Kalemi ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip Smart në momentin që autorët i janë afruar me një tjetër mjet dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku në Unazën e Madhe në afërsi të Selitës.

Lexo edhe :

Related Posts

40-vjeçari është plagosur me disa plumba dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar operacioneve, e tani jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, salla operative mori një njoftim për një automjet të djegur në zonën e Bërzhitës. Sipas policisë, dyshohet se ky mjet, brenda të cilit është gjetur një automatik, i përket autorëve.

Ngjarja e së premtes është vijim i sagës së hakmarrjes mes bandave kriminale që prej të paktën dy vitesh kanë tronditur Tiranën.

Pista kryesore e atentatit lidhet pikërisht me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022. Papa sipas hetuesve ishte porositësi i ekzekutimit të Aleksandër Sadikajt, krim i shënuar po në vitin 2022. Sadikaj ishte kushëriri i vëllezërve Kalemi.

Madje në gusht të vitit 2023, Andrea Kalemit iu bë një atentat në një ishull në Greqi teksa ishte me pushime me familjen e tij, e fatmirësisht i shpëtoi atentatit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *