Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi kërkon që për rastet e zjarrvënies të ketë dënime më të ashpra nga drejtësia jonë.

 

Duke marrë shkas nga situata e krijuar ditët e fundit në vend, Patozi propozoi që në Kodin Penal të bëhen ndryshime, që zjarrvënësit të mos “ia hedhin” kollaj.

“Dënimet e tyre nuk mund të jenë kurrsesi të ngjashme me shoferët e makinave, që nuk vendosin rripin e sigurimit. Dhe çfarë është më absurdja, ata nuk mund të dërgohen në “arrest shtëpie” nga gjykatat tona të papërgjegjshme, ndërkohë që flakët vijojnë të shkaktojnë dëme të pallogaritshme dhe gati një frustrim kombëtar. Të paktën të presin të fiken zjarret, se e di që nuk durojnë dot pa i liruar, sepse flakën e quajnë të vërtetë vetëm po ra në shtëpitë e tyre. Por në fakt, zjarrvënia duhet trajtuar si një formë terrorizmi, sepse e tillë është. Nuk jam shumë familjar me parashikimet e Kodit tonë Penal për këtë lloj krimi, por jam i bindur që në këtë pikë ai duhet ashpërsuar edhe më shumë, gjithësesi. Dhe deri atëherë vëmendja duhet përqëndruar se çfarë bëhet me gjyqet e piromanëve, njësoj siç bëjmë me vrasësit apo me kapot e krimit të organizuar, kur dalin para drejtësisë. Ndryshe nuk është çudi që zjarrvënia të kthehet në një sport popullor, aq argëtues, sa shtatori të na gjejë pa asnjë pyll në këmbë. Dhe kjo ndoshta do ta shuante interesin për atë se çfarë do të bëjë Luli me doktorin, kur të nisë sesioni parlamentar, si një ndër kërshëritë më të mëdha publike në trojet shqiptare.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *