Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe që Gjimshiti...

U kapën me armë në Gjashtë të Sarandës, dy...

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të...

Astrit Patozi jep dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike

2 Maj 13:19

Astrit Patozi jep dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Lajmin e dha vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

 

Duke falenderuar kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Patozi deklaroi se vendosi të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave elektorale.

 

“Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lufte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta. Që nga dita e parë e krijimit të partisë, por sidomos gjatë kësaj fushate, pata fatin dhe privilegjin të njoh dhe bashkëpunoj me njerëz të shkëlqyer, politikanë me eksperiencë apo edhe të rinj të supermotivuar, të cilët më kanë mbushur me besim se ky është një investim, që nuk do të tretet. Unë i inkurajoj ata të gjithë që ta vazhdojnë edhe më të vendosur këtë rrugëtim politik, i cili ka në epiqendër respektin për disa vlera dhe parime të qenësishme si dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe interesit publik.

 

Patozi theksoi se largimi nga drejtimi i partisë është një akt moral përgjegjësie, por jo dorëzimi.

 

“Nuk mendoj se është koha për t’u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marrë parasysh vështirësitë që në nisje të këtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Ndryshe, do të kishte qenë e pandershme dhe e padenjë për të gjithë ata shqiptarë, që e mbështetën dhe i besuan asaj. Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt. Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë.”

 

Më tej, ai siguroi se do të vijojë të mbetet një mbështetës i madh.

 

“Ndaj unë do të vijoj të mbetem një mbështetës i palodhur i kësaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur që është e vetmja rrugë për të pasur një atdhe më të drejtë, më pak të korruptuar, më të jetueshëm, dhe me një qeveri që shërben dhe nuk sundon.  I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike në sfidat e radhës, si një projekt serioz që, sipas meje, ka për qëllim ndryshimin strukturor të politikëbërjes në këtë vend, i cili ka qenë që në fillim dhe duhet të vijojë mbetet sërish në dispozicion të ripërtëritjes të së djathtës dhe të opozitës në Shqipëri.”

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
25 prill Astrit Patozi bindja demokratike zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

më shumë...

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në aksident, flet mes dhimbjes shqiptari në Greqi

më shumë...

Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën jetën

më shumë...

LVV e LDK dështojnë të arrijnë marrëveshje politike në prag të mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

6:26

Shoferi i makinës përplas 82-vjeçaren në Korçë,...

6:25

U kapën me armë në Gjashtë të...

6:17

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose...

6:11

LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet...

5:53

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del...

5:45

Zjarr i madh në Klos, digjen dy...

5:19

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë...

5:02

SHOKUESE/ Plan për të vrarë Messin dhe...

Më të klikuarat

  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.