E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Astiri” brohoret Klevis Balliun/ Banorët e Unazës ndjekin procesin ndaj ish-deputetit të PD

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyjë sërish seancën ndaj banorëve të Unazës së Re. Mes të akuzuarve në këtë proces gjyqësor është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

 

Balliu është pritur nga banorët e Astirit me brohorima në dyert e gjykatës.

 

Reklamë

Duke folur për media, Balliu theksoi se ky është një gjyq politik, ndërsa shtoi se është e padrejtë që qytetarët të futen në burgje, kurse ata që kanë vjedhur po shijojnë jetën.

 

“Këto janë gjyqe politike. Këta kanë bërë me mijëra dosje e qindra procese gjyqësore, që do na duheshin katër breza për t’i bërë. Unë personalisht kam mbi 400 procese gjyqësore. Kjo bëhet vetëm për të detyruar gjykatën që t’i quajë banorët e Unazës “përsëritës”. Këta qytetarë po futen nëpër burgje, po ku janë ata që kanë vjedhur. Nuk është normale që ata të shijojnë jetën dhe këta qytetarë të futen në burg. Këtu na mbajnë nëpër gjyqe, çdo ditë jemi këtu te gjykata. Çdo ditë qytetarët po përballen me padrejtësinë. Ata iu prishën shtëpitë qytetarëve që të ndërtonin vilat oligarkët. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit të jenë në burg”.

 

Ish-deputeti Balliu ishte një nga politikanët që i qëndroi deri në fund kauzës dhe protestës së qytetarëve kundër prishtes së banesave të tyre në Unazën e Re.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë