Presidenti sirian, Bachar al-Assad konfirmoi se do të pranojë vetëm një hetim të paanshëm në lidhje me sulmin e dyshuar kimik kundër qytetit rebel të Khan Cheikhoun, në një intervistë ekskluzive dhënë sot për median në Damask.

 

“Do të bashkëpunojmë me palën ruse në këndvështrimin e një hetimi ndërkombëtar. Por duhet të jetë i paanshëm. Nuk do të lejojmë një hetim nëse, dhe vetëm nëse, do të jetë i paanshëm duke siguruar që vende të paanshme të marrin pjesë për të qenë të sigurtë se nuk do të përdoret për qëllime politike”, pohoi ai.

 

Presidenti sirian, Bachar al-Assad siguroi se kapaciteti ndërveprues i ushtrisë së tij nuk është prekur nga sulmet amerikane kundër një baze ajrore në qendër të vendit më 7 prill, në një intervistë ekskluzive akorduar për median në Damask.

 

“Kapaciteti ynë i veprimit, kapaciteti ynë për të sulmuar terroristët nuk është prekur nga ky sulm”, pohoi ai, i pyetur në lidhje me sulmin e parë amerikan që kishte si objektiv regjimin e tij prej fillimit të konfliktit sirian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *