Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus. Bëhet e ditur se sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.

Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.
Në total numri i rasteve aktive është 443.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *