E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Asnjë pistë për vrasjen në Torovicë

Kur kane kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e 26-vjeçarit Ajet Qokthi ne Torovicë, policia ende nuk ka gjetur ende asnjë gjurmë te vrasëseve. E kontaktuar nga Vizion Plus, Policia e Lezhës deklaroi se edhe gjate ditës se sotme po merren ne pyetje persona nga zona e Torovices dhe Bushatit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 26-vjeçari rezulton te jete pa precedentë te mëparshëm, çka shton dyshimin e grabitjes. Vetëm ditën e djeshme janë shoqëruar në komisariat 12 persona, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen. Ajet Qokthi nga Shkodra shpërndante paratë e qumështit te fermerëve ne Torovice.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë