Subscribe

Bashkimi Europian pret nga Shqipëria hetimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë. Gjatë një tryeze për luftën kundër korrupsionit ambasadori i BE Luigi Soreca deklaroi se duhet ende punë në dy drejtime, në ndëshkimin e zyrtarëve që kanë shkelur ligjin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive të tyre.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

 

“Vetëm me zyrtarë të nivelit të lartë pas hekurave, politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët do ta kuptojnë se ata nuk janë – ose më mirë të them “nuk janë më”- mbi ligjin. Me gjithë progresin e bërë, ne ende nuk kemi arritur këtë në Shqipëri.”

 

Ambasadori Soreca ka shpjeguar fushat ku sipas tij duhet të fokusohen autoritetet shqiptare, duke nisur nga hetimi i zyrtarëve të korruptuar tek ndjekja penale për gjyqtarët e prokurorët që rezultojnë me probleme gjatë procesit të vetingut

 

“Vendi duhet të rrisë përpjekjet e tij për të krijuar një historik të qëndrueshëm të hetimeve dhe gjykimeve të çështjeve të korrupsionit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale që rezultojnë nga veprat penale që lidhen me korrupsionin. Vendi duhet të sigurojë gjithashtu që ndjekjet penale të nisin në mënyrë që qëndrueshme dhe sistematike kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të rivlerësimit.”

 

Nga ana e tij kreu i Spakut Arben Kraja premtoi se prioritet do të jetë hetimi i zyrtarëve që abuzojnë me fondet publike.

 

ARBEN KRAJA

DREJTUES I SPAK

 

“Kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike. Është përparësi e jona që vlerësohet çdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete.”

Ndërkaq Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit në Rumani, solli eksperiencën rumune në luftën kundër korrupsionit duke theksuar se ata kanë çuar në gjykatë ish-kryeministra, ministra, prokurorë e gjyqtarë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *