Duhet të ishin groposur me kohë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Këto janë disa nga lopët e infektuara nga sëmundja Dermatoza Nodulare muaj më parë, për të cilat nuk është marrë asnjë masë për vaksinim e tyre në kohë. E gjithë kjo neglizhencë e institucioneve përkatëse, për banorët përkthehet në humbje të gjedhëve. Në shenjë proteste për rreth gjysmë ore, banorët kanë dalë bashkë me lopët e infektuara në aksin nacional Bulqizë – Burrel, duke bllokuare qarkullimin. Ata kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë sa më parë për dëmshpërblimin e të dëmtuarve, ndryshe do të vazhdojnë protestat. Vetëm ne qarkun e Dibrës, numri i gjedhëve të ngordhura nga sëmundja Dermatoza Nodulare ka shkuar mbi 600 krerë.