E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria”/ Denoncimi i qytetarit: Ky është dimri i dytë pa shtëpi

Ali Uka, eshte nje prej qytetareve te Mamurrasit, te cilit i eshte shembur shtepia si pasoje termetit te 26 nentorit. Prej 9 muajsh ai qendron ne çader dhe i ka shpjeguar perfaqesuesit te PD, Belind Kellici, se qeveria nuk e ka ndihmuar.

“Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.

Reklamë

Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?

Ali Uka: Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.

Reklamë

Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?

Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ……shtëpinë e vet.”

 

Strategjia e PD prej javesh eshte fokusuar tek problematika e qytetareve qe kane mbetur pa shtepi si pasoje e termetit, duke akuzuar qeverine se nuk po iu vjen ne ndihme banoreve te zonave te prekura.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/613220546010584/?__xts__[0]=68.ARBHxRcMbrvUeSuHhW_crVXrgCepCybAvBgYzTEZe_IijEWx0nh0o-OvoOQDPy1Y3SXUeeRsGyN2SYTzu-PjSzI_wvBg6iM-nYSflYvqOV2RDv3VOHp7g99DJh2_50SgDsjcujJlv03c0MbykI_KA1Lkz1NufxFbnTntX2A0oAOictbOwGA2dCsvI6DzwhcuJEokzzoqQF2ktawwzqW9PswIeZZUobleXCruGo1AHQRnJfjrAsWyBxwhhV1RUXp55rDpAMawB7OC0xE4QKDim7FHzd2jO2ql__oeSHyZCKYcRXjGAb9Qk8leI7WuyuenTSOho3oFgykN97Z840VhCEfD&__tn__=-R

Më shumë video

Reklamë