E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Asnjë i dyshuar për ekzekutimin e Edison Harizajt, lirohen 40 të shoqëruarit

Nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi.

 

Policia e Durrësit ka shoqëruar më shumë se 40 persona por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. Ndërkohë pistat kryesore të hetimit në për këtë ngjarje janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.

 

Reklamë

Kujtojmë se në atentatin e Durrësit, Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës” u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë. Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

 

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë