Subscribe

Ka qene një mbrëmje e traditës ajo e se premtes ne Vizion Plus, pasi puntata e gjashte e “Dancing with the stars” i është dedikuar këngëve, valleve dhe kostumeve popullore.

 

Nëntë konkurrentet e mbetur ne gare për kupën e “Dancing with the stars” kane kërcyer këtë mbrëmje me artistet e ansamblit qe ne mbrëmjen e traditës ishin edhe koreografet e kërcimeve.

 

Produksioni qe ngjiti ne teatrin e kërcimit yjet nen petkun e kostumeve tradicionale vendosi qe ne mbrëmjen e gjashte te mos ketë eliminime, e ne gare te premten e ardhshme te rikthehen serish 9 çifte.

 

E përtej surpriza  për konkurrentet e “Dancing with the stars”, nuk munguan edhe surprizat për publikun ne salle dhe ne shtëpi. Një nga këngëtaret me te vlerësuara si për muzikën e lehte po dhe për atë popullore, Irma Libohova performoi live ne skene e madhe te spektaklit te kërcimit.

 

Mbrëmja e shtatë e “Dancing with the stars” rikthen te premten 9 konkurrentet me balerinët e tyre ne një gare plot emocione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *