Drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani doli në një konferencë për shtyp për të sqaruar personalisht përmbytjen që pësoi godina e këtij institucioni në datën 23 qershor, gjë e cila solli lagien e 12 mijë materialeve.

 

Asllani pohoi se nga ky numër total i materialeve të dëmtuara nga uji rreth 75 % e tyre janë tharë dhe i kanë shpëtuar dëmtimit.

“Ne po punojmë pa pushim për të tharë edhe pjesën e materialeve të dëmtuara nga uji. Kemi lënë hapur dritaret dhe kemi përdorur ventilatorët për të siguruar një provces sa më të shpejtë të tharjes së tyre. Shpresojmë të kemi zero humbje nga ky incident. E rëndësishme është që nuk janë prekur fondet e vlerave të rralla.”

 

Sipas saj materialet më delikate do të shkojnë në laborator për restaurim ndërsa ato më pak të rëndësishme mund të varen pa u deformuar.

 

Drejtoresha Asllani pranoi se ambjentet e Bibliotekës Kombëtare nuk janë të përshtatshme për ruajtjen e librave, por nga ana tjetër sipas saj nuk kishte ndodhur kurre që këto ambjente të përmbyteshin në këtë mënyrë.

 

Persida Asllani deklaroi se nevojiten në mënyrë urgjente një ambjent i ri dhe me standarte në funksion të ruajtjes së librave dhe materialeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *