Subscribe

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë më 25 prilli. Sipas tij, kjo ditë duhet të jetë një referendum për të rivendosur demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, presidenti tha se do të dalë në rrugë për të ndërgjegjësuar qytetarët për votën, ndërsa shtoi se askush nuk duhet të frikësohet nga mesazhet e tij.

 

“Në 25 prill populli i Shqipërisë do të shkojë të votojë për të rithemeluar demokracinë dhe rinvendosur rendin kushtetues. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrulla “Bravo Shqipëria socialiste”. Referendum që të mos ndodhin më kurrë gjëra të tilla. 25 prilli, një ditë e madhe në historinë e Shqipërisë. Presidenti ka vetëm një votë dhe vota është kundër oligarkisë. Ndonjë që ka kartelë mjekësore do të kërkojë rrethana lehtësuese.  Ilir Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe, mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë, në bulevcard. Pse do të thoni ju? Unë shkoj tek kushëriri im në Maliq dhe pas dy ditësh, i shkon policia në shtëpi, natën, kontroll banese. Po pse? Jo se ti ke një djalë në Amerikë…Unë kur të shkoj në Maliq tani do të detyrohem të dal xhiro në Maliq dhe jo t’i shkoj në shtëpi. Duhet të shpëtojmë popullin nga gjobitja deri në 25 prill. Do të dal në rrugë që t’i ftoj që të votojnë më 25 prill. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga mesazhet e presidentit. Presidenti thotë vetëm gjëra të vërteta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *