Qeveria e Kosovës, ka shpallur emergjencë për shëndetin publik, pas konfirmimit të rasteve me koronavirusin e ri ne fshatin Stuvëll te Vitisë, familajrë të të moshuarit që u konfirmua i pari. Numri i pergjithshem i te prekurve ka shkuar ne 13.  Duke nisur nga kjo e hene pezullohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës  përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave mjekesore. Pas situatës së krijuar edhe Ministria e Arsimit është duke bërë përpjekje për të ofruar mësimin online për nxënësit e Kosovës.

 

Nderkohe nje lajm i mire vjen nga Maqedonia e Veriut. Ministria e Shëndetësisë  ne Shkup informon se pacientja e parë me virusin del nga spitali . Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negative.

 

Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe presidenti Aleksandar Vuçic, ka nxjerr edhe ushtrinë në rrugë. Ata që vijnë nga vendet që llogariten me rrezik të lartë duhet të izolohen dhe thyerja e këtij urdhri, sipas vendimit të Qeverisë, ndeshkohet deri në tre vjet burgim. Shtatë raste të reja të koronavirusit jane regjistruar në Serbi, duke e cuar numrin e pacienteve te prekur ne 55.

 

Ne Greqi koronavirusi ka shkaktuar 4 viktima . Ndërkohë që numri i të infektuarve është rritur në 331, ndërsa priten të dalin analizat e rreth 50 personave të tjerë. Qeveria greke ka marre masa dhe per supermarketet ku  do të ketë kontrolle në hyrje, pasi do të lejohen vetëm një numër i caktuar personash në varësi të sipërfaqës se ambjentit. Edhe restorantet do të shërbejnë me dërgesa ne shtepi.

 

Epiqendra e koronavirusit ne Europe, Italia  ku numri I te vdekurve ka shkuar ne 1.809 do te aplikoje masat urgjente ekonomike, pas krizes qe ka kapluar vendin nga epidemia. Qeveria do te vere ne zbatim paketen  “Shpëto ekonominë” me një fond mbi 20 miliardë euro. Kjo shume parash do te vije ne  ndihme te familjeve italiane, sipërmarrjeve, punonjësve publikë e privatë e sistemit shëndetësor.

 

Goditjen me te madhe ekonomike e pane pesuar  sektoret si turizmi, transporti, edukimi, e prodhimi vendas. Nder masat e para parashikohet pezullimi i taksave e sigurimeve shoqërore deri më 31 maj me mundësi shlyerje me këste e pa interes pas kësaj date. Gjithashtu pezullohen këstet e kredive për ata që kanë blerë shtëpi për herë të parë.  Një fond prej 50 milionë euro i vihet në dispozicion bizneseve për blerjen e maskave e të dorezave për garancinë e sigurisë shëndetësore të punonjësve.

 

Edhe shtetet e tjera kanë marrë masa të rrepta për të mbrojtur shëndetin publik pas shpalljes së koronavirusit pandemi. Në Bullgari, mosrespektimi i masave të marra nga qeveria fillimisht ndëshkohet me 2.500 euro dhe me mundësi deri në tre vjet burgim, ndërkohë përsëritja e kësaj shkelje mund Te ndeshkohet deri në pesë vjet heqje lirie dhe gjobe deri ne 25 mije euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *