Subscribe

Numri I madh I viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore detyron Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor për të ashpërsuar masat ndaj shkelësve te rregullave të qarkullimit.

Ministri I Brëndshëm Sandër Lleshaj tha se një ndër shkaqet kryesore të aksdenteve është përdorimi I celularëve në timon nga shoferët, ndaj të cilëve duhet  reaguar menjëherë.

 

U përmend celulari, mbetet një burim shqetësues aksidentesh në rrugët e vendit, e duhet të merren po ashtu masa për ta kufizuar, mundësisht ndaluar rreptësisht, përdorimin e tij gjatë drejtimit të automjetit. Alkooli po ashtu meriton prapë vëmendje të re, për arsye se prapë ka shumë raste. Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi, vetëm për një javë. Ende persiston një lloj sjelljeje e papranueshme, agresive, shpejtësi, gara e të tjera me radhë, narkotikët.Kujdesi ndaj fëmijëve që udhëtojnë në automjetet tona. Ka shumë, shumë sjellje unikale, fëmijë që mbahen në prehër nga drejtuesi i mjetit, fëmijë që mbahen në sediljen e parë, fëmijë që janë në sediljen e pasme, por janë të papajisur me karriget e posaçme, që duhet të kenë fëmijët, ashtu siç ndodh në çdo vend të BE dhe kjo duhet të ndodhë. Edhe fëmijët tanë duhet t’i nënshtrohen të njëjtës mbrojtje dhe kujdes që ndodh edhe në vendet e tjera të BE. Qoftë përmes kujdesit dhe përgjegjshmërisë të atyre që drejtojnë mjetet, por qoftë edhe përmes kujdesit dhe angazhimit të strukturave shtetërore për të mos lejuar që të sillemi me papërgjegjshmëri me fëmijët tanë.Sjellja agresive në rrugë është një fenomen, i cili në rrugët e Shqipërisë bie në sy, sidomos presioni ndaj atyre që ecin normalisht, që ruajnë shpejtësinë. Pra, ata që duan të tejkalojnë shpejtësinë bëjnë presion mbi ata që sillen normalisht, është një sjellje mjaft e rrezikshme, që në vendet e BE dënohet shumë ashpër, madje arrin në kufijtë e penales kjo lloj sjellje, që i turresh tjetrit me centimetra distancë mbrapa, për ta detyruar që ose të shmanget ose të ecë shpejt. Shpejtësia, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me këtë kategori sjelljesh, do të adresohen në ndryshimet e reja në Kodin Rrugor të Shqipërisë. 

 

Të dhenat tregojnë se qindra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve e mijëra të tjerë janë plagosur, duke krijuar një bilanc lufte

Por shkak I aksidenteve fatale nuk janë  vetëm drejtuesit e automjeteve por edhe mungesa e sinjalistikës në shumë pika kyce problematike.

Ekspertët floën edhe për korrupsionin që shoqëron dhënien e patentave, duke sugjeruar edhe më shumë kontroll ndaj autoshkollave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *