Subscribe

Duke filluar nga kjo e hënë, klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre do të ndalohen me vendim qeverie. Njoftimi është dhënë nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se prioritet i parë për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Po ashtu, pas orës 20:00 do të ndalohet muzika në të gjitha mjediset e shërbimeve.

“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.”

Manastirliu iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *