E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Asgjesohen 930 fidanë kanabis në Kurbin, 3 në pranga

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit të rreth 930 rrënjëve kanabis sativa në Kurbin, ndërsa do të procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit me iniciale S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin dhe Drejtori i Mjedisit, N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin.

 

Në kuadër të operacionit “Befasia”, policia ka arrrestuar në flagrancë shtetasit :

Xhaferr Lika, 29 vjeç, banues në Kurbin

Reklamë

Elez Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin

Gazmir Lika, 26 vjeç, banues në Kurbin

 

“Më  datë 08.06.2017, në vijim të planit  për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur ‘Livadhet e Gërnaces’, u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe  pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila, ku rezultonin të mbira në këto kubikë  930 fidanë bimë narkotike Cannabis – Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë