Asgjësohen 1408 bimë kanabis në qarkun Shkodër, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili dyshohet se kultivoi 130 bimë narkotike në fshatin Gomsiqe.
Në kuadër të operacionit “Koordinata” u gjetën dhe asgjësuan në total 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. Gjini, 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies”, njofton policia.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike./vizionplus.tv




