Policia e Vlorës ka asgjësuar 10.000 rrënjë bimë narkotike të llojit “cannabis sattiva” në fshatin Ramicë te Vlorës. Identifikimi i bimëve narkotike u bë i mundur në rrugë operative. Kanabisi ishte mbjellë në një zonë të thellë malore në vendin e quajtur “luadh”, ne toke pa pronare. Bimët qe kishin arritur lartësi te konsiderueshme, u asgjësuan me ane te djegies. Ndërkohe policia është vene ne kërkim te tre personave, të cilët dyshohet të jenë te përfshirë ne kultivimin e lëndëve narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *