Subscribe

Çdo të shtunë në orën 13:00, duke nisur nga dita e nesërme 6 prill, Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova do të moderojnë një tjetër spektakël në Vizion Plus.

“Ferma Club” do të shoqërojë publikun çdo të shtunë, ku fansat dhe tifozët e zjarrtë do të mësojnë më shumë rreth fermerëve më të veçantë në Shqipëri, të cilët prej 22 marsit janë pjesë e “Ferma VIP”.

Alma dhe Syrjani të ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena prifti në Vizion Plus, kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij spektakli të ri.

Alma dhe Syrjani treguan se në “Ferma Club” do të jenë çdo javë të ftuar, gazetarë, analistë, familjarë të fansave madje dhe vetë fermerët që do të eliminohen, për të zbuluar ato që mund t’i shpëtojnë gjatë PRIME-t syrit të publikut.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Çfarë duhet të presë publiku?

Alma: Gjithçka që nuk mund të kuptojnë në netët kryesore të Prime-t. Ne do të tregojmë se çfarë ndodh në prapavijë, atë që publiku ka më shumë kureshtje. Me zëra të fushës, me ata që lënë Fermën, që do të tregojnë sa ju mungoi.

Brikena Prifti: Do të ketë dhe miq, familjarë?

Syrjani: Sigurisht. Mbi të gjitha duke qenë se është “Ferma Club” do të jenë fansat dhe tifozët e personazheve që janë brenda. Do të ketë dhe një formë për të komunikuar përmes platformave sociale.

Brikena Prifti: Do të jetë e garantuar suksesi, dronët kanë filluar.

Alma: Por duhen krijuar dhe çifte. Duhet të jemi ne të vëmendshëm të parashikojmë. Ta ndjellim ndoshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *