E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Asgjë nuk paska qenë siç mendonim, letrat poshtëruese të princit Philip për Dianën

Princi Charles dhe princeshë Diana patën një divorc të komplikuar që i trazoi ujërat në familjen mbretërore. Detaje nga martesa e tyre e shumëpërfolur dolën në dritë me kalimin e viteve, si dhe gjatë hetimit pas vdekjes së princeshë Dianës. Sigurisht që divorci nuk ishte diçka e lehtë për familjen mbretërore dhe mbi të gjitha nuk ishin të lehta për t’u përtypur, ndaj në shenjë “hakmarrjeje” princi Philip i ka dërguar Dianës disa letra, që e bënë Diana-n të skuqej nga inati dhe turpi.

 

Reklamë

Mikja e ngushtë e princeshës, Simone Simmons ka rrëfyer se ka folur për orë të tëra me Princeshë Diana-n dhe rikujtoi një bisedë ku princesha ishte e tërbuar nga nervat.

 

“Diana ma lexoi një prej tyre, sepse ishte shumë e nxehur dhe imitonte zërin e Dukës së Edinburgh-ut”, është shprehur ajo, e cila ka shtuar se njëra prej letrave ishte e shkruar me shkrim dore, ndërsa njëra e shtypur me kompjuter.

 

Kur u pyet nëse nëse letra kishte fjalë poshtëruese për princeshën, mikesha e saj u përgjigj pozitivisht. Ajo pranoi se letrat ishin “ektremisht poshtëruese” dhe se njëra prej tyre e bëri Diana-n të skuqej./ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë