E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Asfaltohet një tjetër rrugë në Njësinë 5, Veliaj: “Jemi në fushatë pune, për ta çuar Tiranën përpara; jo më kthim pas te zaptimi dhe trami imagjinar”

Asfaltohet një tjetër rrugë në Njësinë 5 në Tiranë. Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, tha se bashkia ka ndërhyrë më shumë në këtë zonë, pasi vitet e fundit janë përqendruar një numër i madh banorësh.

“Njësia 5 hyn tek ato njësi, e cila në këto dy mandate është prekur cep më cep, duke filluar nga Blloku, deri në Selitë, te shkolla “Murat Toptani” dhe gjithë ndërhyrjet që po bëjmë tani në bllokun e Selitës. Njësia 5 mund të ishte një qytet i dytë pas Tiranës, pra po flasim për një numër të jashtëzakonshëm banorësh”

Reklamë

 

Kryebashkiaku u shpreh se këto investime janë të vazhdueshme, pavarësisht nëse është fushatë apo jo.

Reklamë

 

“Ca njerëz mund të thonë: ‘Jo, po është fushatë’. Por, për ne të gjitha ditët e vitit janë një fushatë pune. Për ca njerez, të gjitha ditët e vitit janë një fushatë mallkimi dhe sharjesh. Kurse ne do bëjmë atë fushatën që bëjmë çdo ditë, që është punë, punë, punë. Ca të tjerë do vazhdojnë me baltë e sharje, por ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që të ecim përpara.”

 

Veliaj theksoi se është e rëndësishme që kryeqyteti të vazhdojë përpara dhe të mos kthehet mbrapa tek ajo Tirana që digjej e shkatërrohej për parti e për seli.

 

Më shumë video

Reklamë