Subscribe

Rruga “Kristo Dako” në Njësinë 3 është segmenti i radhës që po rikonstruktohet në Tiranë.Kryetari i bashkise tha se prej investimeve banorëve u rritet vlera e pronës.

 

“Unë besoj se përveç banorëve të kësaj rruge, përfitojnë edhe familjet që dërgojnë fëmijët e tyre në “Çerdhen 56”, pasi ka një akses më të mirë. Sigurisht, gjithë komunitetit përreth i rritet edhe vlera e pronës,”

 

Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk do të ndalet pavarësisht sulmeve që bëhen për fushatë.

 

“Unë e kuptoj, vjen fushata, lloj-lloj kllouni do dalë dhe do bëhet faktor, por ata le të vazhdojnë ekskursionet e tyre nga një kantier te tjetri, ne duhet të bëjmë punën dhe të marrim bekimet dhe uratën e njerëzve,” theksoi kryebashkiaku.

 

Kryebashkiaku shtoi se pas ndërhyrjes në inftratrukturën rrugore hapi tjetër do të jetë ndërhyrja në fasadat e pallateve për të rritur eficencën energjitike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *