E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Artistja Ermira Babaliu tregon pengun më të madh të jetës: Karriera ma mori mendjen

Ermira Babaliu është një nga artistet që vazhdimisht na bën krenarë kudo shkon.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni I Pasdites” në televizionin kombëtar Vizion Plus ajo tregon lidhjen e ngushtë me muzikën, jetën aktive përtej oqeanit, por edhe jetën private. Fillimet e saj në shtetin amrikan nuk kanë qenë të lehta dhe ajo që Ermira thekson është pengu për të pasur një fëmijë të dytë.

 

“Vajza lindi gjatë vrapit të karrierës, nuk mund të them se s’kisha kohë të bëja dhe një fëmijë tjetër por ishte mirë të ishin dy për një million arsye. E para, për suportin. Është vrapi I kohës që më ka lënë vetëm me vajzën. Karriera ma mori pak mendjen. Kam një peng dhe është vetëm ky”, shpjegon ajo.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë