E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Artistët në mbrojtje të Ilir Kernit, firmosin peticion

Pas dorëheqjes së drejtorit të Teatrit Të Operas Dhe Baletit Ilir Kerni, artistët e këtij institucioni kanë firmosur një peticion që nesër pritet t’i dërgohet kryeministrit Rama në mënyrë që të mos e pranojë dorëheqjen e Kernit. Artistët që sapo kishin mbyllur kalendarin artistik dhe kanë marrë pushimet janë kthyer sapo janë njoftuar se drejtuesi i tyre ka paraqitur në ministrinë e kulturës dorëheqjen. Mësohet se 80 përqind e artistëve e kanë firmosur këtë peticion ndërsa të tjerë kanë shprehur mbështetjen ndaj Kernit përmes telefonit, meqenëse nuk gjendeshin në tiranë. Duke e cilësuar si një njeri të pastër, me parime dhe qe ka arritur të mbajë larg prej TKOBAP deri tani pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmat, artistët kërkojnë rikthimin e tij sërish në detyrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë