Bota e artit dhe në mënyrë të vecante e kinemasë ka humbur një nga emrat e vet më të famshëm, mbi të gjitha në Itali.

Bëhet fjalë për Franco Zeffirellin, kineastin fiorentin që vdiq në moshën 96 vjec.

Ai ishte I sëmurë prej kohësh ndërsa mbylli syte njehere e përgjithmone këtë të shtunë në shtëpinë e tij në Romë ndonëse prej 1 javë ishte thuajse në vdekje klinike pasi nuk fliste më.

Mjeshtri I madh I filmit dhe kinemase Zeffirelli do të prehet në Firenze qytet ku lindi në 12 shkurt 1923 ndonëse ende deri tani nuk është mësuar data e funeralit.

Franco Zeffirelli pati një karrierë të jashtëzakonshme si skenarist, regjisor dhe actor ne fushen e teatrit, kinemase dhe operas lirike.

Në karrierën e tij 60 vjecar në botën e spektaklit, ai kishte marrë shumë cmime, duke u kandiduar dy herë për OSCAR si regjisor I Romeo e Zhulieta dhe si skenograf tek “La Traviata” ndersa ka qene regjisor i shume filmave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *