Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj,...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe...

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e...

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë...

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt Francës 20...

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon...

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për korrupsion, pastrim...

Arti në Zi! Humb jetën kompozitori dhe studiuesi Edmond Buharaja

12 Shtator 21:46

Kompozitori, muzikologu dhe profesori i njohur Edmond Buharaja ka humbur jetën ditën e sotme.

Buharaja do të kujtohet si një studiues dhe kompozitor i përmasave botërore.

Lajmin e ndarjes nga jeta të muzikantit e ka bërë të ditur profesori Vasil Tole.

Postimi i Vasil Tole:

 Ndahet nga jeta kompozitori dhe muzikologu Edmond Buharaja

Edmond Buharaja, miku, shoku, kolegu, kompozitori, muzikologu, pedagogu, intelektuali i artit na la. Iku befas, si heshtja qē vjen pas akordit të fundit vertikal që mbyll me një goditje të vetme tragjike kohët e simfonive.

Ishte shpejt për ty i dashur Edi, shumë shpejt, tē shkoje matanë, në atë botën që nuk është as tonale, as atonale, por që është thjesht bota pa tinguj, që ti i njihje më mirē se gjithkush.

Studiove kompozicion në ILA nën drejtimin e dajës tënd të shquar, kompozitorit Feim Ibrahimi. Ishim që të dy në një klasë. Të pashë si shkëlqeve si student në të gjitha aspektet. Punoje pa fund e pa orare, se të mëdha i kishe synimet. “Simfonia Alpine” ishte punimi yt i diplomës, një vepër mbi motivet e Kadaresë që na tregoi se doje të ngjiteshe lart.

Në filim të viteve 1990, more pjesë së bashku me një grup kompozitorësh të rinj, në aktivitetet e para që synonin një realitet pluralist muzikor në Shqipëri.”Metamorfoza e kristalit”, vepra jote për harqe e shkruar në ato vite, solli një muzikë që qendronte mbi tekstura dhe struktura formale pa censurë, si shprehje e lirisë krijuese. 

U ktheve pas shumë vitesh në Shqipëri si pedagog në Universitetin e Arteve, duke futur në programet shkollore lëndë të tilla të domosdoshme si Semiotika e muzikës. Vijove mësimdhënien dhe aktivitetin muzikologjik edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Mbrojte doktoratën në muzikë në vitin 2016, me temën “Historiografia e shprehjes muzikore në Shqipëri dhe diasporë: Nga prania njerëzore në tokën shqiptare deri në shek. XVI”, një punim sfidues dhe pionier ne kete temë. Vazhdove botimet, një ndër to kushtuar NIKETËS SË RAMESIANËS, kompozitorit arbër të liturgjisë, i cili u botua nga Akademia e Shkencave etj. Paralelisht shkruaje muzikê dhe drejtoje edhe studentë në kompozim dhe merrje pjesë aktive në tribunat kushtuar muzikës në Shqipëri dhe jashtë saj. Planet i kishe për të punuar edhe 100 vite të tjera. Së fundi ishe emëruar si shef i departamentit të kompozicionit, muzikologjise dhe dirizhimit në Fakultetin e Muzikës, në UART, një detyrë që padyshim do ta kryeje me arritje të tjera.

Por ja, metronomi i jetës ndaloi dhunshëm.

Prehu i qetë mik i dashur, se le pas një jetë dhe një vepër që do të mbajë gjallë emrin tënd dhe mbiemrin e madh Buharaja, si stërnip i Vexhi Buharasë që ishe!

Ngushëllime Elmira dhe familja!

Ngushëllime për miqtë e Edit dhe për kolegët e Fakultetit të Muzikës në UART!

Lamtumirë shok e mik i shtrenjtë!

 

Posted Under:
Anash Kulture
Tagged:
Edmond Buharaja Humb Jetën Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në Francë e Spanjë, Italia jep alarmin e kuq në disa rajone

më shumë...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa: Gabim! Duhet përballje me Ramën

më shumë...

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen shkelje në degën e Durrësit, bëhet kallëzim në Prokurori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:23

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i...

3:12

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me...

2:53

Debat në grupin e PD për bojkotin,...

2:49

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për...

2:44

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen...

2:39

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te...

2:37

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë...

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

12:51

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për...

11:58

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i...

11:50

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi...

11:30

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në...

11:07

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i...

10:59

Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas,...

10:48

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.