E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese

Në ambientet e Gjykatës Kushtetuese këtë të premte kanë shkuar dy anëtaret të cilat janë emëruar për të njëjtin vend pune, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

 

Ky institucion është futur në kaos për shkak të emërimit pasditen e së mërkurës të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe emërimit të Arta Vorpsit, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur.

 

Reklamë

Tashmë procesin i krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri është kthyer në një ‘betejë’ mes presidentit Meta dhe mazhorancës duke vënë në pikëpyetje serioze procesin e formësimit të saj.

 

Ndërkohë mbremjen e së enjtes në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferllari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë