Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku po zhvillon një vizitë pune në Bullgari ku u takua me ministren e Drejtësisë të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, Prokurorin e Përgjithshëm të Bullgarisë, Sotir Tsatsarov dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Boris Velchev.

 

Marku Tsatsarov firmosën në një ceremoni të veçantë Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë.

 

Qëllimi i Memorandumit është për t’u kushtuar vëmendje të veçantë përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit, si dhe nevojën për bashkëpunim të efektshëm.

 

Palët bien dakord, brenda juridiksioneve të tyre, të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacion dhe zhvilluar konsultime për përgatitjen dhe zbatimin e kërkesave për ndihmë juridike dhe veprime të tjera, për aq sa ato janë të zbatueshme brenda fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

 

Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacioninit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *