Subscribe

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm ka dërguar në një seancë dëgjimore para KLP-së, drejtuesen aktuale të akuzës Arta Marku e cila ka bërë publike edhe platformen e saj për mandatin e ri në krye të këtij institucioni.

Ajo shprehu kënaqësine që ndodhej para KLP-së në një garë të drejtë.

Marku tha se kjo periudhë që ka qënë në krye te organit të akuzës I ka bërë shumë punë në aspektin professional.

Arta Marku tha se periudha që po drejton Prokurorinë ka rastisur edhe me reformimin e sistemit dhe kjo ka bërë që puna për të të mos jetë aspak e lehtë.

 

“Nga 18 tetori 2017 që drejtohej Prokurorinë e Përgjithshme, kam fituar një experience që besoj me vlen shumë dhe më ka bërë shumë mirë në aspektin professional. Por do të thoja që puna ka qënë e vështirë edhe për shkak të faktit që sistemit i kanë munguar disa hallka. Megjithatë kam qënë e angazhuar fort në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe mbi të gjitha pastrimit të parave”.

 

Arta Marku tha më tej se tani kompetencat dhe roli I kryeprokurorit është zbehur në sistemin e drejtësisë dhe tani ky institucion ka rol simbolik për sistemin.

Arta Marku shpalosi më vonë edhe vizionin e saj për punën si kryeprokurore në mandatin e ri nëse arrin të fitojë.

Këtë të mërkurë do të shpalosin platformen e tyre para KLP-së edhe dy kandidatet e tjerë Fatjona Memcaj dhe Olsjan Celaj.

 

Marku shtoi me tej se shkarkimi i Agim Kajmakut tregoi se ajo nuk ka absolutisht varesi politike, madje ka pasur mbeshtetjen e faktorit nderkokmbetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *