E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Arta Dade zbulon telefonatën që bëri Bashkim Finon kryeministër

Ish-deputetja Arta Dade zbuloi në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” telefonatën që e bëri Bashkim Finon kryeministër.

 

Në një pjesë të dedikuar për politikanin e njohur që u shua këtë të hënë për shkak të koronavirusit, Dade tregoi se ishte Namik Dokle ai që i dha lajmin se ishte zgjedhur për kryeministër në vitet e krizës.

 

Reklamë

“Ishte thjesht një telefonatë pasi ishte rënë dakord që do të krijohej kjo qeveri. Kam qenë anëtare e Kryesisë, kemi qenë te godina e PS me Namikun dhe kolegë të tjerë dhe ai që i bëri telefonatën, ishte Namiku. Kishim një listë përpara. Menduam dhe vendosëm për Bashkim Finon.”

 

Përballë moderatorëve Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, ish-ministrja rrëfeu edhe se lajmin për ndarjen nga jeta të Finos ja dha djali i saj.

Më shumë video

Reklamë