Kur Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan ditën e djeshme, 600 njerëz e vëzhguan personalisht dhe miliona njerëz të tjerë nga e gjithë bota nëpërmjet ekranit. Ndër 600 pjesëmarrësit ishin dy njerëz të cilët nuk mund të kalonin pa tërhequr vëmëndjen: ish-të dashurat e Harryt, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas.

Ndërsa shumica e njerëzve nuk kanë një përgjigjë pozitive për të ftuar ish-dashurinë e tyre për të dëshmuar si ata martohen, Harry nuk është shumica e njerëzve…

Harry thuhet se përfundoi në kushte të mira të dyja marrëdhëndiet me Davy dhe Bonas (raporte që duket se konfirmohen nga pjesëmarrja e tyre vullnetare në dasmën e tij)

Bonas është shoqe e ngushtë me kushëririn e Harryt, Princeshën Eugenie dhe, në vitin 2015, Harry ishte pranishëm në audiencën e shfaqjeve të Bonas të kryera në më shumë se një vit pas ndarjes së tyre. Sa për Davy, ajo u citua në qershor 2016, pak para se Harry dhe Meghan filluan të takoheshin, duke thënë se kishin qëndruar afër njëri tjetrit  dhe gjithmonë do të qendronin.

“Unë mendoj se ne gjithmonë do të jemi miq të mirë”, tha ajo për seksionin e stilit Sunday Times.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *