E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arsyeja pse sipërmarrësi shqiptar qëlloi për vdekje bashkëkombësin e tij në Gjermani

Shqiptari me origjinë nga Kosova që qëlloi për vdekje bashkëkombësin e tij pak ditë më parë në Gjermani është vetëdorëzuar në polici.

 

Mediat gjermane shkruajnë se Rinor Z., një sipërmarrës ndërtimi dyshohet të ketë qëlluar për vetëmbrojtje. Avokati i tij ka deklaruar se ai është detyuar që ta qëllonte, pasi nuk “kishte rrugë tjetër”.

 

Reklamë

Rinori dhe viktima, Armin Neziri, u konfliktuan fillimisht në një semafor në qendër të Hanoverit, e më pas degradoi në përdorimin e armëve.

 

Nga ana tjetër, prokuroria nuk ka dhënë detaje të reja për ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë