E premte, 25 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arsenali shkatërron Stoke City 4-1

Ne Angli, Arsenali shkatërron ne transferte Stoke Sitin dhe rindez shpresat per nje vend ne Champions sezonin e ardhshëm. Ne ndeshjen e vlefshme per javën e 36 te kampionatit anglez skuadra e Venger kaloi ne avantazh ne fund te pjesës se pare me ane te Olivje Zhiru. Me te nisur pjesa e dyte gjermani Mesut Ozil dyfishon shifrat por veteran Piter Krauch shkurton distancën ne te 67-en. Megjithatë Aleksis Sanchez dhe serish Zhiru i cojne shifrat ne 1-4 dhe Arsenali ka shanse reale per vendin e katert teksa është me 69 pike i pakapshëm nga Manchester United dhe ka nje me pak se Liverpuli qe renditet i katërti kur mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë