Surprizë e madhe në një prej dueleve përmbyllëse të javës së 19 të kampionatit anglez.

Arsenal u rrëzua në shtëpi në një prej derbeve të Londrës përball Uest ham duke humbur edhe kryesimin e premier league. Disfata e pabesueshme për topçinjve 2 me 0 të cilët dominuan ndeshjen, por nuk ishin të aftë të konkretizonin rastet që iu paraqiten.

Miqtë shënuan në minutën e 13 me anë të çekut Sucek pas një aksioni që u zhvillua nga e majta me protagonist Bouen, një gol që u kontrollua edhe në var për një pozicion jashtë loje, por që në fund u konsiderua i rregullt.

Megjithatë mundësitë deri në fund të pjesës së parë Arsenali nuk arriti të barazojë rezultatin. Edhe e dyta nisi shumë mirë për Uest Ham, pasi në minutën e 55 mbrojtësi grek Mavropanos dyfishoi shifrat. Skuadra e Deivid Mojes, një ish trajner i Arsenal mori një sukses të çmuar duke u ngjitur ne vendin e 6 në renditje e duke u konfirmuar mace e zezë për topçinjtë të cilin e kishin eliminuar edhe në kupë në këtë edicion.

Zhgënjim i madh për skuadrën e Arsenal pasi i dorëzoi titullin e kampiones së dimrit Liverpoolit që e mbyll vitin kalendarik me 2 pikë më shumë sesa rivalët e vet.

Fitore sensacionale edhe për Brajton të De Xerbit, skuadër që mundi 4 me 2 në fushën e vet Tottenham, duke e mos e lejuar skuadrën e  spursave ti afrohet ndjeshëm kreut të renditjes.

Vendasit shkuan deri në avantazhin 4 me 0, përmes një Zhoa Pedro të mrekullueshëm autor i dy golave, ndërsa dy golat e  Tottenham në fund Veliz dhe Deivis nuk shërbyen për asgjë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *