ARRSH inspekton situaten ne akset nacionale ku është vënë re një problematikë më e madhe sa i takon dëborës dhe pranisë së akullit.

 

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro nga Qafe Thana ku ishte së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të respektojne kodin rrugor.

 

Shoferët të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhireë Të shmangin lëvizjet në oret  e para të mengjesit dhe mbremjes. Situata do jete e veshtire, rreshjet e bores do vazhdojne edhe ne oret e mbremjes. Kemi të bëjmë me një situata jo të zakonshme dimri. Në Korçe, aksi nga Qafë Thana deri ne Kapshticë kalohet pa zinxhirë. Në mbrëmje do kete ngrica dhe drejtuesit e mjeteve duhet te kene kujdes. Firmat duhet të zbatojne kontratën dhe ato qe nuk hapin rruget do kene penalitete.

 

Afrim Qëndro përmendi si ndër me problematiket rrugët Gjirokastër-Kakavijë dhe Elbasan-Qaf Thanë por pa lënë mënjanë edhe rrugën që të cojnë drejtg\ Bulqizës.

 

Drejtori i pergjithshem i emergjencave civile Haki Cako u shpreh se jemi ne situate te veshtire  por jo ne situate emergjente.

 

Po vleresojme situatën hap pas hapi. Më e veshtire gjendja paraqitet në zonat e thella malore. Po mbajmë kontakte me të gjithe prefektet dhe jemi në gatishmeri për të përballuar cdo të papritur të motit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *