ARRSH nis rehabilitimin e dy segmenteve, Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin

Nga dita e hënë Autoriteti Rrugor Shqiptar do te nisë rehabilitimin e dy segmenteve, përkatësisht atë Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin. Ne te dy segmentet parashikohet qe ndërhyrja te jete e plote ne te gjitha elementet e saj, me qellim dhe rikthimin e rrugës ne standard.
ARRSH njofton se janë bere grafiket e punimeve ndërsa policia rrugore do te jete ne mbështetje për te orientuar trafikun qe do te krijohet. Ndërsa sa i përket aksit te dyte Lezhë-Shëngjin, ARRSH thotë se kjo rruge do te jete e bllokuar ne te dy senset e saj, konkretisht ne vendin e quajtur Knalle.
Trafiku do te devijohet ne rrugën Knalle-Kune. Autoriteti kërkon mirëkuptimin e drejtuesve te mjeteve deri ne përfundimin e plote te investimit.




