Autoriteti Rrugor Shqiptar nga dita e enjte do të fillojë  me  rehabilitimin e aksit rrugor Melgushë-Mjedë.

 

Përmes një deklarate për mediat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve teksa informojnë se nesër fillojnë punimet për rehabilitimin e këtij aksi.

 

Gjithashtu ata shprehen se kanë hartuar një plan operacional për ndërhyrjen dhe devijimin e trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *