E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

ARRSH këshillon shoferët për lëvizshmërinë në rrugët e vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe se qarkullimi kryhet normalisht.

 

Në një postim në “Facebook”, ARRSH ka theksuar se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

 

Reklamë

Sipas ARRSH në rajonin Jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në aksin Korçë/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.

 

Ndërsa në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:

Zalldardhe-Reç-Draj Reç

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.

Trebisht-Doganë

Vazhdo të lexosh

Reklamë