I ftohti dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë dhe probleme e në qarkullimin e mjeteve.

 

Autotriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka dhënë detaje mbi akset problematike të vendit. ARRSH-ja bën me dije se një sërë aksesh nga ora 22 e kësaj mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhirë.

 

“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *