Subscribe

Mbi 60% e qytetareve që preken nga zgjerimi I Unazës së re janë pritur dhe sqaruar mbi procedurat dhe dokumentat që duhet të dorëzojnë për të përfituar dëmshpërblim të plotë për objektet që kanë me hipoteke.

 

Një gjë e tillë u konfirmua nga ARRSH, institucion që sqaroi se po punohet me orar të zgjatur cdo ditë deri në 20:00 në mënyrë që të jepen sqarimet e duhura për të gjithë banorët që kanë këtë shqetësim.

 

 “50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare. Pra, deri më tani, 50%-60%  e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes”.

 

Holta Deda, përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH u bëri thirrje qytetarëve që të hënën që vjen ditën e hënë të mirëpresin në terren grupet e punës së inxhinierëve që janë bërë publike në media, për të bërë vlerësimin real dhe korrekt të banesave në prani të tyre.

 

Deda shtoi se sa më shpejt të bëhet vlerësimi I banesave në terren aq më shpejt do të dalë edhe VKM-ja për dëmshpërblimin e banesave të qytetareve që kanë objekte me dokumenta ta rregullta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *