E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Sukses i madh, trupat do fillojnë të largohen

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel.

 

Ai tha se pala serbe në Bruksel pranoi draftin e propozuar për kompromis për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, në lidhje me reciprocitetin e targave dhe situatës në Jarinjë dhe Bërnjak. Vuçiç shtoi se trupat serbe do të tërhiqen deri në orën 16:00 të 2 tetorit.

 

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët. Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë…Ne jemi ata që e propozuam vendosjen e afisheve për ta, ata nuk mund të vendosin targa të përkohshme, por do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe kjo nuk ka kosto”, tha Vuçiç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë