E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrin në 611 numri i viktimave nga koronavirusi në Iran

Në Iran, edhe 97 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 611, raportoi media shtetërore.

 

Duke cituar zyrtarë brenda Ministrisë së Shëndetësisë, televizioni shtetëror iranian, tha se në vend janë regjistruar 12,729 raste me koronavirus.

 

Reklamë

Irani është shteti më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.

 

Kritikët kanë dyshime se zyrtarët nuk po e deklarojnë numrin e saktë të personave të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

 

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Irani ka ndërmarrë një sërë masash, përfshirë mbylljen e shkollave e universiteteve dhe pezullimin e ngjarjeve fetare, kulturore dhe sportive./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë