Arrihet marrëveshja për ngrohjen globale

Arrihet në Katowicë të Polonisë marrëveshje mes 196 shteteve, e cila ka për qëllim kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 2C.
Vendet ranë dakord mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje të rëndësishme klimatike globale.
Pas dy javësh bisedime maratonë në qytetin polak të Katowicës, u arrit konsensus mbi kufizimin e rritjes së temperaturave mesatare botërore në jo më tepër se 2 gradë Celsius. Këto rregulla do të përcaktojnë mënyrën se si shtetet do ta zvogëlojnë sasinë e lirimit të karbonit dhe si të ofrojnë mbështetje financiare për vendet e varfra.
“Është një përgjegjësi e madhe. Ka qenë një rrugë e gjatë. Ne bëmë çmos që të mos lëmë askënd prapa. Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje për një çështje kaq specifike dhe teknike. Përmes kësaj pakete ju keni bërë një mijë hapa të vegjël përpara së bashku. Ju duhet të ndiheni krenarë”.
Negociatorët në Poloni kanë siguruar më në fund marrëveshjen mbi një sërë masash mbi paketën e klimës e cila do të nisë të funksionojë në vitin 2020. Delegatët të cilët miratuan këtë marrëveshje besojnë se rregullat e reja do të sigurojnë që vendet të mbajnë premtimet e tyre për të ulur nivelin e karbonin”.
Por Për skeptikët e marrëveshjes, është shumë e vështirë për t’u zbatuar dhe për t’iu përgjigjur me urgjencë problemit të klimës.




