Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 March 2026
Vizion fokus

Stuhi e fortë rëre godet Gazën, qielli kthehet portokall,...

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon edhe fqinjët,...

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme, përdorën inteligjencën...

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave...

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me...

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA në Bagdad

Ministri Hoxha bisedë telefonike me homologun e tij në...

Macron pret Zelenskyn: Të parandalojmë që lufta në Ukrainë...

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet...

Arrihet marrëveshja për klimën, vendet e pasura “lëshojnë dorën” për shtetet e varfëra

24 Nëntor 12:14

Vendet e pasura dhe të varfra kanë rënë dakord për një marrëveshje triliona dollarëshe për krizën klimatike në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Baku ku po mbahet samiti i Klimës për këtë vit.

Marrëveshja pason dy javë diskutimesh të shoqëruara me debate dhe pakënaqësi të ndryshme nga shtetet anëtare.

Vendet e varfëra do të kenë të paktën 1.3 trilionë dollarë në vit fonde për një sasi më të vogël karboni dhe për të përballuar pasojat e motit ekstrem deri në vitin 2025.

Por, vetëm 300 miliardë dollarë prej tyre do të vijnë në formën që ata kanë më shumë nevojë, grante dhe kredi me interes të ulët nga bota e zhvilluar. Pjesa tjetër do të duhet të vijë nga investitorët privatë dhe një sërë burimesh të reja.

Disa nga vendet më të varfra e më të prekura nga ndryshimet e klimës, lufuan përgjatë këtyre dy javëve të sammitit që një pjesë më e madhe e parave të vinte nga vendet e zhvilluara megjithatë një gjë e tillë nuk u arrit. Këto të fundit thanë se nuk mund të ofronin më, për shkak të kufizimeve të tyre buxhetore.

SHBA dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe emetuesit më të mëdhenj të gazeve serrë , janë normalisht kombet kyçe në konferencën vjetore të palëve sipas konventës së OKB-së për ndryshimet klimatike. Por asnjëra nuk luajti një rol publik në Baku, duke lejuar vendet e tjera të drejtonin bisedimet.

Delegacioni i SHBA-së ende përbëhet nga zyrtarë të administratës së Joe Biden, por presidenca e afërt e Donald Trump ka premtuar se do ta ndalojë pjesmarrjen e delegatëve amerikanë në samit.

Marrëveshja parasheh që konferenca e ardhshme e OKB-së të mbahet në Brazil, përgjatë së cilës vendet pjesëmarrëse do të përcaktojnë hapat që do të ndërmarrin në dekadën e ardhshme për çështje klimatike. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
marrëveshja për klimën Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Stuhi e fortë rëre godet Gazën, qielli kthehet portokall, rriten rreziqet për palestinezët e zhvendosur

më shumë...

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon edhe fqinjët, SHBA përgjigjet duke bombarduar ishullin e naftës

më shumë...

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme, përdorën inteligjencën artificiale për ta kapur

më shumë...

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa metra me biçikletë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:03

Stuhi e fortë rëre godet Gazën, qielli...

2:19

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon...

2:10

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme,...

2:00

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi...

1:16

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje...

1:04

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me...

12:34

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim...

12:22

“Dita e Verës” pushton Tiranën, fëmijë, të...

12:17

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijra...

12:08

MARINA ORIKUM SHKËLQEN NË MIPIM 2026! Pavijoni...

12:02

Dita e Verës në Institutin e të...

11:58

Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis,...

10:49

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova,...

10:39

Qëlluan me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen...

10:32

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në...

10:25

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet...

9:55

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po...

9:47

Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Ditën...

8:57

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA...

8:28

Sot Dita e Verës, rrugët ku do...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 2...
  • 32-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në hotelin luksoz, çfarë...
  • Durrës/ Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, të dy përf...
  • Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka...
  • Shuarja e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon kërke...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.