Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi se bisedimet ishin “produktive” gjatë samitit të Ankarasë për Sirinë ku ishin të pranishëm edhe presidenti rus Vladimir Putin e ai i Iranit Hasan Rouhani.

 

Recep Tayyip Erdogan: “Ne ramë dakord për një marrëveshje të plotë me synim unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë. Ankaraja synon kthimin 3 milionë e refugjatëve në ‘Korridorin e Paqes’ në Idlib. Ne nuk mund të tolerojmë një fluks tjetër të refugjatëve, kjo është e pamundur”.

 

Erdogan shtoi se Turqia nuk mund të lejojë një korridor përgjatë kufirit të saj me Sirinë, qe sipas tij i krijon terren organizatës terroriste kurde YPG.

 

Edhe kreu i Kremlinit theksoi se ra dakord me homologun e tij turk dhe atë Iranian për të hedhur hapa për uljen e tensioneve në Idlib. Megjithatë Putin mbështet tërheqjen e trupave nga Siria pasi të garantohet siguria dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e luftës kundër terrorizmit.

 

Nga ana tjetër, presidenti Iranian Hasan Rouhani u shpreh se nje pjese e territorit te Sirise është nën kontrollin e SHBA-së dhe se në këtë rajon ka ende terroristë të cilët kanë mbështetjen e Washingtonit.

 

Hasan Rouhani: “SHBA mbështeti terroristët në Siri. U përpoq ta ndajë Sirinë. Kjo gjë është e papranueshme”

 

Samiti i së hënës në Ankara është i 5-ti brenda 2 viteve. Erdogan druan se nëse situata përshkallëzohet, qindra mijëra njerëz mund të marrin rrugën drejt Turqisë e më pas në Europe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *