Subscribe

Pas dyshimeve për një pezullim të mundshëm, qeveria thotë se ka arritur të finalizojë marrëveshjen financiare për kompaninë e parë ajrore shqiptare “Air Albania”.

 

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i “Turkish Airlines” dhe ministres se infrastrukturës Belinda Balluku.

 

Nga aeroporti Nënë Tereza, dy zyrtarët dhanë detaje lidhur me ecurinë e këtij projekti.

 

“Kur flitet për një kompani që është mbajtëse e flamurit flasim për një proces serioz. “Air Albania” ka kaluar në fazat që duhen për t’u certifikuar prej disa kohësh. Është punuar për të kaluar fazën e trajnimeve, për të konsoliduar fazën e testimeve teknike, për të prodhuar të gjithë letrat dhe manualet që çojnë drejt certifikimit dhe sot ishim për të kolauduar marrëveshjen financiare mes tre palëve që hap rrugën për certifikimin nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

 

“Ky proces do të ndodhë në vijim në harkun e një jave apo 10 ditëve”, tha ministrja Balluku.

 

“Ju e dini që prej kohësh po punojmë fort për ngritjen e infrastrukturës për kompaninë “Air Albania”. Ne jemi krenar që po punojmë për këtë projekt që është në procesin përgatitor. Kjo është një detyrë që na është në lënë nga presidenti Erdogan si dhe kryeministri Edi Rama. Ne po punojmë shumë fort për aspektin teknik dhe jemi gati në përmbyllje. “Air Albania” do të jetë shumë shpejt në qiell dhe ne jemi shumë krenar për këtë fakt”, -tha drejtori i “Turkish airlines”.

 

Sipas të dhënave janë dashur disa muaj testime si dhe përgatitje teknike për të arritur në dakortësimin financiar mes palëve. Ndërkohë nuk ka ende një afat se kur do të nisë operimin kompania, pasi fluturimet do të varen nga procesi i certifikimit dhe njohjen ndërkombëtarisht të saj.

 

Kompania “Air Albania” nisi fluturimet test në Tetor të vitit të kaluar, nga Tirana drejt Stambollit. U kryen tre fluturime të tilla, me studentë, pensionistë si dhe me gazetar. Por më pas, nuk pati më asnjë lajm lidhur me ecurinë e këtij projekti, përveç disa deklaratave publike nga ana opozitës, për anulim të mundshëm të këtij projekti. Nga ana tjetër pak ditë më parë kjo çështje tërhoqi edhe vëmendjen e disa mediave turke të cilat shkruanin se kompania “Air Albania” nuk ekziston. Por qeveria nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar se hedhur një hap në drejtim të zyrtarizmit të këtij procesi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *